Skip to content
18 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Kemi vendosur të mos heshtim”, KISH denoncon fenomenin e shpopullimit, Massafra thirrje politikës

ShkodraWeb 4 November, 2022
masafra shpopullimi 2022

Ne Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, të mbledhur në Asamblenë e zakonshme të Konferencës Ipeshkvnore, mbajtur në Tiranë më 25-26 tetor 2022, mes argumenteve më me interes që i përkasin Kishës Katolike dhe popullit tonë aq të dashur shqiptar, kemi trajtuar edhe problemin e dhimbshëm të shpopullimit që po i shkaktohet në mënyrë dramatike vendit tonë.

Duke vlerësuar situatën e rëndë në të cilën ndodhemi, kemi vendosur të mos heshtim, duke ngritur zërin tonë në mënyrë që të dëgjohet nga organet kompetente shtetërore dhe nga populli ynë. Kjo bëhet me qëllim që të gjejmë rrugë për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste tragjike. Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit.

Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëvë të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme.

Me anë të këtij AKTI DENONCIMI i drejtohemi mbi të gjitha klasës politike të vendit në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe. Duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim: Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë.

Është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura. Nga ana jonë si Kishë Katolike, shprehim gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë dialog si palë ndërmjetëse mes organizmave shtetëror. Po ashtu, jemi të gatshëm që të shpalosim sugjerime e projekte për këtë qëllim.

Në fund jemi të vetëdijshem që përgjegjësitë nuk janë vetem të atyre që udhëheqin vendin, nxisim të gjithë shqiptarët për një shqyrtim të thellë të ndergjegjes për të kuptuar që fatet e vendit tonë varen prej zemrës dhe mendjes së gjithësecilit.

Jemi të gjithë bashkëpërgjëgjës, secili sipas pjesës që i takon, në funksionimin pozitiv ose negativ të jetës sociale të Shqipërisë. Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër.

Sot, ndërsa përkujtojmë 32 vjetorin e Meshës së parë dhe në Vigjilien e festës së Martirëvë të Shqipërisë, propozojmë shembullin e tyre të dashurisë për atdheun si modelin për t’u ndjekur dhe imituar. Pikërisht dashuria ndaj Zotit dhe atdheut, që ishte vendi ku provania hyjnore i vendosi për të jetuar e vepruar, duke dhënë kontributin e tyre në bashkëpunim me veprën e Krijuesit, i shtyu ata të japin jetën e tyre.

Të gjithë atyre i besojmë ndërmjetësinë pranë Hyjit, bekimin e të cilit e thërrasim për këtë popull që duam me dashuri të sinqertë dhe të pakushtëzuar. /Deklaratë e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipëriaë, lexuar nga imzot Angelo MASSAFRA, president/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 4 nëntor 2022…
Artikull pasardhës: “Kosto 2.3 miliardë lekë, më 14 prill nis fushata zgjedhore”, Komisioneri Celibashi para mediave për zgjedhjet vendore

TË FUNDIT

salianji ndreu takimi lezhe 2026

“Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
makine djegur rezervuar shtodri shkoder

Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
policia-shkoder

Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni… 17 January, 2026
  • Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit… 17 January, 2026
  • Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë… 17 January, 2026
  • Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik 17 January, 2026
  • VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata 17 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • NGA LUTFI DERVISHI – RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike… 16 January, 2026
  • VIDEO – Defekti në rrjetin elektrik të furnizimit, probleme me ujin e pijshëm në një pjesë të Shkodrës… 16 January, 2026
  • EMRI – Ministria e Jashtme jep detaje për shqiptarin e liruar nga burgu në Venezuelë, ja kush është ai… 16 January, 2026
  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

salianji ndreu takimi lezhe 2026

“Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
makine djegur rezervuar shtodri shkoder

Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
policia-shkoder

Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
ukshhh naten 2026

Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.