Redaksia në shqip e “Zërit të Amerikës” ka ka kushtuar vëmendje një aspekti të veçantë sot në ditën e 8 marsit. Në një nga kronikat e përgatitura, është trajtuar fenomeni i grave që mbajnë mbajnë barrën e familjeve të tyre, kur bashkëshorti humbet jetën “në emër të Kanunit”, ose asaj që quhet ndër shqiptarë si “murtaja e shekullit”. Një fenomen mjaft i përhapur fatkeqësisht, i cili ka kaluar edhe përtej Shqipërisë bashkë me marrëzintë që e shoqërojnë.
Ndër raste e rralla, kur në qendër nuk është një burrë, por një grua që vuan pasojat. E pikërisht Elona Prroj, bashkëshortja e pastorit Dritan Prroj që u ekzekutua “në emër të Kanunit”, një kod mesjetar që po ushqen gjakmarrjen.
“Sa herë flitet për gjakmarrjen në Shqipëri, më së shumti i kushtohet rëndësi burrave dhe fëmijëve dhe shumë rrallë flitet për nënat. Ato mbajnë peshën e dhimbjes për birin e vrarë, jetojnë me frikën mbi krye se mund të humbin dikë të dashur dhe mbajnë barrën e sigurimit të nevojave jetike në familjet ku janë ngujuar burrat. Elona Prroj drejtuese e Fondacionit “ Jo gjakmarrjes po jetës” pas vrasjes në emër të gjakmarrjes së bashkëshortit Dritan Prroj, pastor në Kishën Ungjillore në Shkodër, bashkë me familjen e tij e falin gjakun duke çuar në vend amanetin e pastorit. Zonja Prroj i jep jetë projektit të lënë në mes prej tij kundër gjakmarrjes. Punon me nënat në familjet e ngujuara me bindjen se kur fal një nënë falin të gjithë pas saj. Mimoza Picari sjellë hollësitë nga Tirana.”, thuhet në këtë kronikë, të cilën mund ta ndiqni të plotë në videon më poshtë.