Pas golit të katërt të Ukrainës, të shënuar nga Konoplianka në minutat e fundit të sfidës, “nervat” nuk e kanë mbajtur më as Etrit Berishën. Gardiani i Kombëtares, në shumicën e golave nuk kishte se çfarë të bënte asgjë, po ashtu edhe në golin e fundit.
Me mbrojtjen që e “tradhtoi” në disa momente, ai filloi të bërtiste si i çmendur ndaj të tijve. Lojtarët e Ukrainës bënin ç’të donin në zonë, dhe Berisha nuk mund të bënte asgjë më tepër për të ndaluar topat që shkonin me radhë drejt portës së tij./panorama/