
Në një deklaratë për mediat kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli ka reaguar në lidhje me letrën informuese nga ana e Autoritetit të Dosjeve, ku vihej në dijeni se politikani me inicialet I.M figuron me dosje në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.
Nikolla, duke mos përmendur faktin se në letrën e Autoritetit se politikani me inicialet I.M ishte ish-presidenti Ilir Meta, e cilësoi ngjarjen rast tronditës. Sipas saj Kuvendi duhet të reagojë.
Ndërkohë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar Lindita Nikollën duke e quajtur pula e Kuvendit, pasi ajo tha se Parlamenti duhet te veproje per te zbuluar kush eshte politikani i larte me inicialet I.M ne dosjet e Sigurimit te Shtetit.
Kryetari i Partise se Lirise duke e quajtur Autoritetin e Dosjeve si autoriteti i manipulimit dhe kriminalizimit, tha se ata e dine kush eshte personi me inicialet I.M qe ka dosje ne strukturat e Sigurimit te Shtetit.
“Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj”, tha ish kreu i shtetit duke theksuar se ne ato vite, “kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë në Fakultetin e Ekonomisë”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!