
Shkruan në Facebook Greta Bardeli, deputete e Qarkut Shkodër: Me 14 qershor në Komisionin e Ligjeve përballë drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë denoncova mungesën e specialistëve dhe gjendjen e spitalit të Shkodrës ‘Jorgji Karamitri’!
U informova që disa nga pozicionet pas këtij reagimi janë plotësuar. I uroj punë të mbarë :
Kardiologe Emirjeta Deti,
Pediatre Alba Rekaj,
Urgjentiste Ana Hasaj,
ORL Blerta Neli,
Reanimatore Nereisa Rushiti.
Do të vazhdoj të flas e të mbroj interesat dhe kërkesat konkrete të qytetarëve dhe profesionistëve të ndershëm të qyteti tim, ndërsa shërbetorët e oborrit korruptiv le të vazhdojnë në freskun e servilizimit qesharak ndaj parisë së Tiranës.
#Shkodraepara
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!