VIDEO/ Basha feston 45 vjetorin në selinë e PD-së, të rinjtë e GRUD-it i bëjnë surprizën…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka festuar sot 45 vjetorin e lindjes, ditë që përkon edhe me festën e rithemelimit të Partisë Socialiste. Me rastin e kësaj dite, të rinjtë e Grupimit Rinor Universitar Demokrat i dhanë Bashës disa dhurata, si një bluzë me një numrin 1 si dhe i vendosën shiritin e kapitenit në krah.

Mesazhi i të rinjve:

Në këte ditë të lindjes , të rinjtë e Grupimit Rinor Universitar Demokrat , i urojmë kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha edhe 100 vite të tjera pranë familjes dhe njerëzve të tij të dashur.

I nderuar z.Basha

Teksa familja juaj ju uron një kohë sa më të gjatë e të lumtur pranë tyre, mbështetësit e Partisë Demokratike ,simpatizantët, intelektualët dhe studentët që besojnë në idealet e lirisë dhe demokracisë mbi të cilën kjo forcë politike u krijua ,urojnë te vazhdoni me të njëjtin pasion dhe ideal punën tuaj në shërbim të kombit dhe shtetit shqiptar

Ne studentët e dhjetorit 2018 që ju bashkëngjitëm Partisë Demokratike sepse pamë tek ajo alternativën e duhur për një arsim cilësor ,urojmë që ta vazhdoni punën tuaj si Kryeministër faktik por edhe i ardhshëm i Shqipërisë për të ndërtuar një sistem arsimor cilësor në mënyrë që të rinjtë mos ta gjejnë shpresën jashtë vendit,por këtu në atdhe ,tokën ku luftuan heroikisht të parët e tyre

Ne iu inkurajojmë që të luftoni ashpërsisht korrupsionin në çdo nivel të qeverisjes e vecanërisht në arsimin e lartë dhe te garantoni formimin e duhur profesional për ata që në të ardhmen do të mbajnë mbi supe themelet më të rëndësishme të një shteti.

Studentët që kanë zgjedhur të jenë pjesë e GRUD presin me padurim një alternative te re ,një të ardhme të ndritur që vetëm e djathta shqiptare dhe kryetari i saj Lulzim Basha mund ta ndërtojnë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edhe 100 vite të tjera z.Basha!

Në këte ditë të lindjes ,të rinjtë e Grupimit Rinor Universitar Demokrat ,i urojmë kryetarit të Partisë Demokratike z.Lulzim Basha edhe 100 vite të tjera pranë familjes dhe njerëzve të tij të dashur.I nderuar z.BashaTeksa familja juaj ju uron një kohë sa më të gjatë e të lumtur pranë tyre,mbështetësit e Partisë Demokratike ,simpatizantët,intelektualët dhe studentët që besojnë në idealet e lirisë dhe demokracisë mbi të cilën kjo forcë politike u krijua ,urojnë te vazhdoni me të njëjtin pasion dhe ideal punën tuaj në shërbim të kombit dhe shtetit shqiptarNe studentët e dhjetorit 2018 që ju bashkangjitëm Partisë Demokratike sepse pamë tek ajo alternativën e duhur për një arsim cilësor ,urojmë që ta vazhdoni punën tuaj si Kryeministër faktik por edhe i ardhshëm i Shqipërisë për të ndërtuar një sistem arsimor cilësor në mënyrë që të rinjtë mos ta gjejnë shpresën jashtë vendit,por këtu në atdhe ,tokën ku luftuan heroikisht të parët e tyre Ne iu inkurajojmë që të luftoni ashpërsisht korrupsionin në cdo nivel të qeverisjes e vecanërisht në arsimin e lartë dhe te garantoni formimin e duhur profesional për ata që në të ardhmen do të mbajnë mbi supe themelet më të rëndësishme të një shteti.Studentët që kanë zgjedhur të jenë pjesë e GRUD presin me padurim një alternative te re ,një të ardhme të ndritur që vetëm e djathta shqiptare dhe kryetari i saj Lulzim Basha mund ta ndërtojnë për Shqipërinë dhe shqiptarët.Edhe 100 vite të tjera z.Basha!

Pubblicato da GRUD-Tirane. su Mercoledì 12 giugno 2019

Loading...