Bukuroshja Cindy Marina, e shpallur “Miss Universe Albania 2019”, është pritur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi. E shoqëruar nga familja e saj dhe stafi producenti i “Miss Universe Albania 2019”, vajza me origjinë shkodrane por e lindur dhe e rritur në SHBA, ka falënderuar për mikpritjen e rezervuar.
Kryebashkiakja Ademi e ka uruar për çmimin e rëndësishëm në konkursin e mirënjohur të bukurisë, duke i uruar suksese edhe në përfaqësimin e Shqipërisë në konkursin “Miss Universe 2019” që do të organizohet në Korenë e Jugut.
Qytetarja e parë e Shkodrës ka vlerësuar ruajtjen e vlerave kombëtare e shkodrane, duke nisur nga gjuha por edhe trashëgimitë e ruajtura brenda familjes, falë dy prindërve Kristina Nikolla- Marina dhe Ardian Marina. Kryetarja e Bashkisë ka vlerësuar zonjushën Marina dhe si një sportiste e spikatur, pjesë e Kombëtares sonë të volejbollit.
Zj. Ademi kishte rezervuar edhe një surprizë të veçantë për burkuroshen shkodrane. Nga sot, tek lulishta e Universitetit siç njihet në Shkodër, do të jetë edhe “Pema e Cindy-t” mes pemëve të tjera të rriten e lulëzojnë këtu.