Barcelona është shpallur kampione e Spanjës për herë të 25 në histori pasi sonte ka mundur në transfertë 2-4 Deportivo La Coruna-n, duke siguruar matematikisht titullin.
Ndeshja nisi me një korridor në ndër të katralanasve, të cilët një javë më parë fituan Kupën e Mbretit. Më pas nisi spektakli në fushë.
Ekipi i drejtuar nga Valverde shënoi dy gola deri në minutën e 37-t, me Cotinho-n fillimisht dhe më pas Messi-n. Në fundin e pjesës së parë vendasit shkurtuan dioferencën, ndërsa në minutën e 64-r befasuan jo pak kur barazuan shifrat në 2-2.
Në minutat në vijim Barcelona u zgjua dhe falë Messi-t shënoi edhe dy gola të tjerë, duke e çuar në 86 numrin e pikëve, 11-t më shumë se Atletico e vendit të dytë kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje.