Lojtari i ndeshjes Vllaznia-Laçi, Erjon Vucaj, u shpreh i lumtur për këtë fitore sot, por tha gjithashtu se nuk duhet të presë nga ekipet e tjera.
Pse kaq shumë presion sot, kur humbët një mori rastesh?
Normalisht që ka presion, sepse rezultatet dhe renditja ku jemi, ndikon edhe tek të gjithë sportistët në fushë. Vetëm pjesa e renditjes ndikon. Kemi humbur disa raste, që edhe i kemi gabuar. Mund të pësonim edhe ndonjë gol sot.
Jeni i kënaqur edhe gna rezultatet e rivalëve?
Ne duhet të shohim punën tonë. Nuk do bëjmë llogaritë e të tjerëve, se kush fiton apo jo.
Shumë pak të motivuar, kaq e vështirë për Vllazninë të jetë më me grintë në fushën e lojës?
Si sportistët e vjetër, edhe të rinjtë ndikohen nga klasifikimi në renditje ndikon shumë. Edhe nëse duam, nuk mund të japim më të mirën nga pozicioni në tabelë.
Para ndeshjes, ish-trajneri Cungu tha se nuk është faji i 17 trajnerëve që janë ndërruar tek Vllaznia, por lepuri fle diku tjetër. A është e drejtë të thuhet kjo kur Cungu e ka projektuar këtë bosht ekipi?
Ne si sportista nuk mund të japim opinione të tilla. Edhe Cungu e ka bërë punën e vet shumë mirë, diçka të tillë po e bën edhe Gjoka. Është edhe ngërçi psikologjik që po ndikon tek futbollistët.
Stadiumi bosh vazhdon ende…
Publiku shkodran është mësuar të ketë rezultate, dhe të jemi në vendet e para të renditjes për të ardhur në stadium. Ka vite që Vllaznia është në këto pozita, dhe kanë ikur edhe tifozët. Ata duan rezultatet.
Jeni bërë një skuadër që luani shumë avash. Nuk keni shpejtësinë dhe thellësinë e duhur…
Ne gjatë javës punojmë edhe për daljet e shpejta, gjë që e kërkon futbolli modern, por është pjesa psikologjike që ndikon shumë tek ne.