Kukësi mposhti Skënderbeu me rezultatin 0-1, në kryendeshjen e javës së 31-të, duke i prishur festën e përgatitur nga korçarët, për sigurimin e titullit kampion. Ka qenë i Sidrit Guri heroi i kampionëve në fuqi, i cili realizoi një super gol nga goditja e dënimit duke i dhënë fitoren Kukësit.