Të martën në “Santiago Bernabeu” do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e “Chyampions League” mes real Madrid dhe Bayern Mynchen. Në prag të kësaj sfide trajneri i gjermanëve, Jupp Heynckes, është shprehur optimist për t’u kualifikuar në finale pavarësisht humbjes me shifrat 1-2 në ndeshjen e parë.
72-vjeçari komentoi edhe zgjedhjen e Cuney Cekir si arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë përballje. Heynckes, duke iu referuar edhe asaj që i ndodhi Juventusit në çerekfinale deklaroi se shpreson që ndeshjen ta vendosin lojtarët dhe jo arbitri.
“Shpresoj që arbitri të jetë objektiv dhe që lojtarët të jenë ata që të vendosin lojën. Nuk ka rëndësi se sa herë kemi humbur ndaj Madrid pasi unë s’kam qenë trajner i Bayern. Të martën do të jetë një tjetër ndeshje dhe këto gjëra nuk kanë rëndësi. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne.
Atmosfera do të jetë e egër, por kam lojtarë me shumë eksperiencë dhe ne duam të shkojmë në finale. Me vullnet mund të lëvizim malet.
Duhet të jemi më efektivë se në ndeshjen e parë. në Munich, Real kishte tre raste dhe shënoi dy gola.