Ylli shkodran në qendër të kërkesave, mbërrin oferta zyrtare nga klubi gjigant belg për Sidrit Guri

Klubi gjigant belg, Gent, ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Kukësit, Sindrit Guri. Burime të sigurta të “Panorama Sport” në klubin verior, treguan dje në mbrëmje se belgët po insistojnë më tepër se austriakët e Rapidit të Vjenës, që gjithashtu kanë bërë një ofertë konkrete për blerjen e kartonit të shkodranit.

Në skenë ka dalë edhe klubi gjerman, Verder Bremen. “Në Korçë ka pasur njerëz nga Austria dhe Belgjika, ku besoj se mes këtyre kampionateve do kryhet transferimi.


E konfirmoj se ka interes edhe nga Verder Bremen, sepse ka pasur skaut për të që e kanë ndjekur në sfidën ndaj Skënderbeut”, – ka thënë dje drejtori sportiv, Nderim Nexhipi për “Top Channel”.