Nëse miqësorja e Shqipërisë me Slloveninë do të zhvillohet në fund të këtij muaji, atëherë mbrojtja kuqezi do të ketë shumë punë për të bërë përballë Josip Iliçiç. Sulmuesi slloven ka qenë i jashtëzakonshëm sot, duke shënuar 4 gola në një natë rekordesh historike për të në Ligën e Kampioneve ku ndihmoi Atalantën të kalonte në çerekfinale.
Italianët kishin fituar 4-1 në shtëpi përballë Valencias dhe e luanin ndeshjen e kthimit në një stadium të boshatisur. Iliçiç bëri të qartë se ndeshja do të fliste për italianët me penalltinë e transformuar saktësisht që në minutën e dytë të ndeshjes, ndërsa nisi një duel me Gameiron i cili barazoi rezultatin.
Valencia-Atalanta 3-4
21′, 51′ Gameiro, 67′ Torres / 2′ (p), 42′ (p), 71′, 82′ Iliçiç
Valencia: Cilesen, Vass, Diakhabi, Kokelin, Gaja, Soler, Kondogbia, Pareho, Ferran Torres, Gameiro, Rodrigo Moreno. Trajner: A. Celades
Atalanta: Sportielo, Palomino, Kaldara, Gjimshiti, Gosens, Frojler, De Ron, Hateber, Pasaliç, Gomez, Iliçiç. Trajner: Xh. Gasperini