VIDEO – Lajpcigu turpëron Totenhemin e Mourinjos edhe në ndeshjen e dytë, tripletë për ta nxjerrë jashtë CHL

Zhoze Murinjo i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve për këtë edicion në mënyrën më të keqe të mundshme, dukej u turpëruar nga ai që shumëkush e cilëson si pasardhësin e tij. Julian Nagelsman drejtoi Lajpcig drejt një tjetër surprize në Europë, duke i siguruar një fitore 3-0 përballë Totenhem që lë pak diskutime se kush e meritonte të kalonte në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.


Pas fitores 1-0 të Lajpcig në Angli, pritej që Totenhem të sulmonte për të kërkuar përmbysjen, por brenda 21 minutash ndeshja praktikisht ishte vulosur nga dy golat e Sabitzer duke bërë që anglezët të kishin shanse minimale për të vazhduar më tej.

“Bebi-Murinjo” kishte përgatitur gjithçka siç duhej dhe ekipi i tij kontrolloi me qetësi lojën ndërsa gjeti në fund edhe golin e tretë me anë të Forsberg i cili i vuri vulën ndeshjes duke kaluar gjermanët në turin tjetër.

Lajpcig-Totenhem 3-0

10′, 22′ Sabitzer, 87′ Forsberg

Lajpcig: Gulakshi, Angelinjo, Upamekano, Halstenberg, Klosterman, Mukiele, Sabitzer, Laimer, Nkunku, Shik, Verner. Trajner: J. Nagelsman

Totenhem: Loris, Alderueireld, Tanganga, Sesenjo, Orie, Dajer, Uinks, Lo Celso, Alli, Lamela, Moura. Trajner: Zh. Murinjo