Ambasada e SHBA ne vendin tone eshte ndalur sot ne menyren e funksionimit te Gjykates Kushtetuese ne Shqiperi, e cila ka autoritetin te vendose edhe kunder Kryeministrit apo presidentit. Permes nje videoje informuese, ambasada e SHBA thote se Gjykata Kushtetuese duhet te jete funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. Duke kujtuar problemin e te shkuares me kete gjykate, ambasada nenvizon se “shpesh parlamenti dhe presidenti nuk binin dakord per nje gjyqtar dhe kjo shkaktonte vende bosh per nje kohe te gjate”.
Gjykata ka nente anetare, por pas vetingut vetem njeri prej tyre kaloi, e nderkohe sipas ambasades pas reformes ne drejtesi jane percaktuar edhe kushtet se si do te plotesohen vendet e mbetura bosh dhe per kete nuk duhet me nje ujdi mes Parlamentit dhe Presidentit, pasi detra kalon me rotacion midis tyre dhe Gjykates se Larte.
Mesazhi i Ambasades se SHBA
Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit