Policia e Shkodrës ka ybardhur ngjarjen e raportuar dje në lagjen “Mark Lula” në qytetin e Shkodrës. Sipas komunikatës së uniformave blu, ka ndodhur një konflikt në mes disa personave, i cili ka degjeneruar në përdorimin e “a.rmëve të ftohta”. Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar një shtetas 38 vjeçar. Mësohet se dy nga personat e vënë në pranga si autorë të ngjarjes, janë vëllezër dhe madje banorë në lagjen ku ka ndodhur konflikti. Ndërkohë, 38 vjeçari i dëmtuar është nga Dobraçi, një lagje mjaft larg nga ajo ku ndodhi ngjarja. Më poshtë, njoftimi i plotë i Policisë së Shkodër.
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mesditën e 12 gushtit, ku ka mbetur i p.lagosur shtetasi V. Sh.
Vihen në pranga nga Policia e Shkodrës 3 autorët e dyshuar të ngjarjes
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:
S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër.
A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).
Më datë 12.08.2019, rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me a.rmë të ftohtë (t.hikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “P.lagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e a.rmëve të ftohta” .