ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT/ 23 vjeçari u gjet pa shenja jete në një kanal, policia zbardh ngjarjen dhe prangos dy autorët e dyshuar…

Mëngjesin e djeshëm, një i ri 23 vjeçar u gjet pa shenja jete në një kanal buzë rrugës në fshatin Hamil të Fierit. Ngjarja ishte e mbuluar me mister dhe dukej e vështirë të zbardhej. I riu 23 vjeçar ishte në drejtimin e mjetit të tij, i cili ishte me kofano të hapur. Policia sa ka mbërritur në vendngjarje, nisi punën për zbardhjen e saj. Brenda një kohe të shkurtër, ajo duket se është zbardhur, janë identifikuar autorët e dyshuar si dhe dinamika e saj. “Motive të dobëta”, shprehet në komunikatën zyrtare Policia e Fierit, duke dhënë edhe disa detaje për autorët.

Loading...

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton v.rasjen e 23 vjeçarit në fshatin Hamil.

Arrestohen 2 autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e K.rimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i v.rarë me thikë 23 vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë v.rarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “V.rasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e a.rmëve të ftohta”.

MUND TË LEXONI EDHE: DETAJE/ Identifikohet i riu që u gjet i pajetë në një kanal buzë rrugës, në vitin 2015-të, 23 vjeçari kishte…

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.