VIDEO – 817 gjoba shoferëve që shkelën Kodin Rrugor, Policia e Shkodrës e pamëshirshme ndaj shoferëve…

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave për sezonin turistik janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Janë pezulluar 17 leje drejtimi, nga këto 12 për tejkalim të normave të shpejtesisë dhe 5 për drejtim mjeti, nën efektin e pijeve alkolike. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 817 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 208 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 258 masë administrative për tejkalim të normave të shpejtesisë;
• 27 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 35 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 26 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 68 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 196 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Risi në këtë sezon është edhe monitorimi me makinën inteligjente dhe dron, i çdo aksi në juridiksionin e DVP Shkodër, me qëllim evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim për aksidente, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë këto shkelje.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.