
Dhoma e Avokatisë në vendin tonë ka marrë vendimin për të rinisur seancat gjyqësore pas disa javësh bojkot për shkak të hartës së re gjyqësore.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të thirrur pas miratimit të hartës në mbledhjen e këshillit të ministrave.
Kreu i Dhomës së Avokatëve Maks Haxhia paralajmëroi se hapi i radhës për të kundërshtuar këtë vendim do të jetë Gjykata Kushtetuese.
Ministri Ulsi Manja bëri të ditur se harta e re e projektuar nga KLGJ do të nisë të vihet në zbatim në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!