Pas liderit të Opozitës Lulzim Basha, edhe kryeministri Edi Rama ka qenë në Shkodër për të parë nga afër situatën e përmbytjeve. I shoqëruar nga prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni, Rama ka inspektuar situatën në Obot, ndërsa në Facebook ka publikuar videon por edhe tekstin si më poshtë:
Në pikën historikisht më kritike në kohë reshjesh intensive, për shkak të zonës nën kuotë që gjithnjë afektohet nga fryrja e liqenit, por ku sidoqoftë është siguruar qarkullimi me mjetet e ushtrisë dhe furnizimi i banesave me ndihmë ushqimore.
24 orët e ardhshme priten të kenë rreshje shumë intensive në zonën e Shkodrës, që krejt ndryshe nga përmbytja e frikshme e janarit 2010, kur me më pak rreshje se këtë herë u evakuuan nga banesat mbi 10 mijë njerëz e mijëra krerë bagëti dhe qyteti u bllokua plotësisht nga uji, si rezultat i menaxhimit kriminal të kaskadës së Drinit e i bllokimit total të kanaleve kulluese, sot situata vazhdon të jetë nën kontroll dhe dëmet janë minimale, pikërisht sepse është punuar vitet e fundit me zhbllokimin e kanaleve kulluese si edhe menaxhimi i kaskadës po bëhet me profesionalizëm të lartë.
LEXONI EDHE: VIDEO – Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryebashkiakja Ademi në zonat e përmbytura në Shkodër