“Keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit në hidrocentralin e Vau Dejësit, në kuadër të turit në zonat e përmbytura në Shkodër.
I shoqëruar nga Prefektja Majlinda Ngoni dhe drejtori i përgjithshëm i KESH Benet Beci, shefi i qeverisë nuk i ka shpëtuar dot të bërit politikë, teksa nga Vau- dejësi, përmes një postimi në facebook, ka sulmuar kreun e Opozitës Lulzim Basha:
“Aty ku mund të shihet, dëgjohet dhe kuptohet qartë situata e kaskadës, si edhe të bëhet fare kollaj dallimi mes keqmenaxhimit e keqqeverisjes dhe mirëmenaxhimit e mirëqeverisjes.
* fakti është se me superintensitetin e reshjeve të këtyre ditëve, nuk kemi largqoftë 10 mijë njerëz të larguar nga banesat, mijëra e mijëra krerë bagëti të evaukuuara, po aq banesa e biznese të dëmtuara si në 2010 në Shkodër, ku edhe qyteti u mbush me varka, po kemi një situatë krejt tjetër, me dëme minimale, edhe pse intensiteti i prurjeve të shiut është dy herë më i lartë se në 2010.
***keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore”, shkruan Rama në postimin e tij, shoqëruar edhe me video.