Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në territor. Ademi e ka njohur me përmasat e përmbytjes, ndërsa ka thënë se janë marrë të gjitha masat nga qeverisja vendore, cila po i gjendet pranë banorëve për çdo nevojë.
Nga ana e tij, Basha ka thënë s ejemi sot në Shkodër, për të qenë pranë banorëve. Ai ka thënë se duhej bërë më shumë nga sa është bërë, duke u shprehur se nuk është koha për të bërë politikë. Banorë të zonës, i kanë thënë Bashës se përmbytjet nuk lidhen me reshjet por me shkarkimet nga hidrocentralet.
LEXONI EDHE: VIDEO – “24 orët e ardhshme priten reshje intensive në Shkodër”, pas Bashës edhe Rama në zonat e përmbytura…