VËZHGIM NGA MUSA KURTULAJ – Ku janë specialistet hidro…ra kjo përmbytje dhe s’u pamë…!

Nga Musa KURTULAJ

Pavarësisht intensitetit të tyre me të ulet në krahasim me përmbytjet e mëparshme, nga veriu në jug që nga data 8 janar, bashkite fushore kryesisht, janë prekur nga përmbytjet ! Por ajo që bie në sy dhe tërheqë vemendjen është mungesa e specialistëve hidro në terren !


Në terren, nga Shkodra dhe deri në Gjirokaster, gjenë përfaqësuesë të emergjencave, ushtarakë e policë, kryetarë bashkishë, prefektë, kryetarë qarqesh, ministra, administratorë të njesive vendore, deputetë, kryetarë partishë, kryetar shoqatash e kështu me radhë, ndersa specialistë hidro nuk gjën !!!!!

Ku janë ? Nuk ka të rinj, kanë dal në pension më të moshuarit dhe nuk janë zëvëndësuar, nuk kanë institucionet e specializuara specialistë të tillë ?!!!! Pra çfarë ka ndodhur që po mungojnë në këtë situatë specialistët, edhe në terren edhe në ekranet e televizioneve, për të trajtuar problemet që kanë të bejnë me përmbytjet ?!!!

Pas termetit të 26 nentorit 2019, për shumë kohë edhe në zonat e prekura edhe në ekranet e televizioneve sizmiologët, specialistet e ndertimit, urbanistët dhe arkitektet ishin më të pranishmit, dhe bënë shumë mirë ! Më vonë, na goditi pandemia e covid -19 dhe menjëherë specialistet e mjekësisë u bënë protagonistët e ditës e vazhdojnë në këtë mision e shumë mirë bëjnë !

Ndërsa për gjendjen e krijuar nga përmbytjet, situata është krejt ndryshe: specialistet mungojnë, as nuk duken dhe as nuk ndihen fare !!!!! Çfarë ka ndodhur ? Kjo mungesë e specialistëve është një këmbanë alarmi për shtetin ! Ra kjo përmbytje dhe s’u pamë !


© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel