Në vendin e quajtur “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thore, në rrugën e Thethit në zonën malore të Shkodrës, trashësia e dëborës ka arritur në rreth 4 metra. Disa shtëpiza atje janë izoluar plotësisht nën dëborë.
Një prej banorëve, i quajtur Pjetër Lulashi, me ndihmën e punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër ka arritur të dalë nga izolimi. Trupat e FNSH janë nisur në këmbë nga Shkodra për të dhënë ndihmën e tyre. Pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm në borë, ata kanë mbërritur në Qafë Thore dhe kanë shpëtuar të moshuarin.