“Nji vend bosh në tavolinën e kafes së mëngjesit”, shoku i tij kujton Anton Krosaj në 55 vjetorin e lindjes…

Nëse do të ishte gjallë, Anton Krosaj do të festonte 55 vjetorin e lindjes. Pasi humbi betejën me një sëmundje shumë të rëndë, aktori i Teatrit “Migjeni” mungon në mes kolegëve, miqve e shokëve. Njëri prej tyre, Lulzim Bashli, këngëtar dhe shok i ngushtë i i Antonit, ka publikuar një status në profilin e tij në Facebook.

“Nji jete shoke, kena qesh me lot,jena ngerdheshe, kena qa halle,jena gri si mica me minin,jena dasht fort,por ti ike para kohe,duke me lene nji vend bosh ne tavolinen e kafes se mengjesit,dhe nji boshllek edhe ma te madh ne shpirt.


Te kujtoj me mall ne kete 55 vjetor te ditlindjes,shok,mik i mir. Te qofte dheu i lehte,i pa harruar emri dhe rolet tuaja ne teatrin “Migjeni”,dhe ne mendjen e zemren e popullit Shkodrane,e me gjere.Pushofsh ne paqe Anton Krosaj. “, shkruan në publikimin e tij Lulzim Bashli.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel