Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi.
Mësohet se ditën e nesërme, në orën 11:00 Komisioni për Politikën e Jashtme do të ketë një seancë dëgjimore me kandidatin për ambasador në Turqi, Kastriot Robon. Ky i fundit ka mbajtur më herët postin e ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident, por u lirua nga detyra nga presidenti Ilir Meta më 31 korrik 2018.
Gent Gazheli mori detyrën më 9 shkurt të vitit 2016, nga presidenti Bujar Nishani. Ai më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Gazheli u përfshi edhe në çeshtjen e Alvin Berishës në kampin Al Hawl në Siri, ku në fillim premtoi ndihmë ndërsa më pas mbylli celularin për gazetarët italianë të “Le Iene”. Ato ditë pati akuza ndaj kryeministrit Rama, i cili po pengonte aksionin për lirimin e vogëlushit. Gjatë atyre ditëve u fol edhe për shkarkimin e ambasadorit Gazheli, fakt që rezulton se paska qenë i vertetë. Të jetë shkarkuar për çeshtjen Alvin Berisha apo jo? Kjo mbetet të shihet.