Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë i ftuar në “Opinion”, në pjesën e parë të të cilit ka folur për aksionin për lirimin e Alvin Berishës nga kampi Al Hawl në Siri. Ai ka bërë disa deklarata, duke folur për rolin “kryesor” që ka patur shteti shqiptar dhe strukturat e tij në këtë aksion, duke folur edhe për oficerë policie shqiptarë që ai “kishte shkuar në Bejrut për ti mbështetur”.
Këto deklarata, kanë ngjallur reagimin e gazetarit shkodran të “Le Iene” në Itali, që pati rolin kryesor në sensibilizimin e opinionit publik jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri. Sidomos të strukturave shtetërore shqiptare. Gazetari Kopliku ka publikuar një status në profilin e tij në Facebook, të cilin po e përcjellim më poshtë të plotë:
“Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.
Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.
Vetem dy gjera te vogla do te thoja.
Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per show e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.
Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.
Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.
Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pi.ra hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.
Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.”, përfundon komentin e tij gazetari shkodran i “le Iene” Taulant Kopliku.