Rreth mesditës së sotme, u njoftua për të shtëna në fshatin Luarzë të NJA Velipojë në Bashkinë e Shkodrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie por edhe të FNSH-së. Pas verifikimeve të para, në vendngjarje janë gjetur vetëm gëzhoja. Në vijim, është punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe sipas uniformave blu, disa persona, duke lëvizur me makinë, thjeshtë kanë shtënë në ajër. Më poshtë, njoftimi zyrtar i Policisë së Shkodrës, e cila thotë se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes që tronditi pikën turistike të frekuentuar nga turistët, sidomos gjatë verës.
Velipojë/ Shkodër
Informacion Paraprak
Më date 27.04.2019, rreth orës 12.05 në fshatin Luarëz, Velipojë Shkodër persona të pa identifikuar duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë lokale dhe FNSh, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave .