Policia e Shkodrës ka vënë në hetim në gjendje të lirë 10 persona për bllokimin e rrugës dje në urën e Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës, mes të cilëve kreu i Partisë Demokratike në këtë qytet, dhe kryetari i FRPD-së së Shkodrës.
Më datë 26.04.2019, ora 18:00, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit:
1.Arvit Ridvan Bushati, i datëlindjes 03.09.1990, banues në lagjen Perash, Shkodër, me arsim 16 klasë,
2.Xhevdet Arif Amuli, i datëlindjes 16.12.1964, banues në lagjen Gurrile, Shkodër, me arsim 16 klasë,
3.Gezim Halil Kraja, i datëlindjes 24.08.1970, banues në lagjen Perash, Shkodër, me arsim 16 klasë,
4.Halit Skender Meta, i datëlindjes 01.02.1969, banues në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, me arsim 12 klasë,
5.Nikoll Zef Marku, i datëlindjes 16.05.1957, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër, me arsim 12 klasë,
6.Selami Jonuz Hoxha, i datëlindjes 24.02.1964, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër, me arsim 12 klasë,
7.Martin Ndue Ndoci, i datëlindjes 29.07.1965, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, me arsim 8 klasë,
8.Bardhok Nike Kinaj, i datëlindjes 22.07.1970, banues në lagjen Perlat Rexhepi, Shkodër, me arsim 8 klasë,
9.Pjeter Gjon Mhilli, i datëlindjes 15.01.1955, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër, me arsim 8 klasë,
10.Gjergj Prelë Çuni, (invalid) i datëlindjes 10.11.1963, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, me arsim 8 klasë, sepse në orën 10:00, në lagjen Bahçallek, Shkodër, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mbledhur rreth 70 persona duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallekut, prishur rendin e qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë.