Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

Vera dhe plazhi, ja si te ruhemi nga infeksionet

ShkodraWeb 6 years ago
Me ardhjen e verës dhe fillimin e sezonit të plazhit, në shërbimin e pediatrisë në QSUT është shtuar edhe numri i pacientëve të vegjël. Veç problemeve me grykët, temperaturën dhe infeksionet e ndryshme karakteristike për këtë sezon, problemet e veshit janë ato që hasen më shpesh.
Juzela Shehu, mjeke ORL pranë shërbimit të pediatrisë në QSUT, tregon për “shëndeti” se është vapa dhe uji i ndotur në plazhe e pishina që i stimulon më tepër këto probleme, duke bërë thirrje që të kemi kujdes me shmangien e futjes në ujë, përdorimin e tapave apo edhe kapuçëve të notit.
Cilat janë problemet më të shpeshta që hasen në këtë sezon, përsa i përket shëndetit ORL?
Në këtë periudhë veç problemeve me grykët, hundët dhe infeksionet e ndryshme (akute dhe kronike) më frekuente kemi problemet e veshit, tipike për këtë sezon si pasojë e rritjes së temperaturave dhe fillimit të plazhit.
Cilat janë shqetësimet e para që paraqesin këta pacientë?
Simptoma e parë klinike është dhimbja, e cila në varësi të gradës mund të jetë e lehtë deri në dhimbje të forta të padurueshme, duke bërë të nevojshme përdorimin e qetësuesve që jepen zakonisht nga goja, pika në vesh apo edhe antibiotikut.
Si ka ndikuar kjo në shtimin e fluksit të pacientëve?
Është sëmundje karakterisike për sezonin, kështu që pa dyshim kjo përkthehet edhe në shtim të numrit të pacientëve, megjithëse në qendrat spitalore në këtë periudhë normalisht ky numër duhet të bjerë me zhvendosjen e njerëzve në zonat e plazhit.
Si mund të shmagim dhimbjen pa iu drejtuar mjekut specialist?
Nëse fëmija ankon dhimbje, gjëja e parë që prindi duhet të bëjë, është dhënia e qetësuesve, paracetamol ose ibuprofen. Më tej duhet patjetër vizita ORL ku në varësi të gjendjes, mjeku përcakton mjekim ose jo me antibiotik. Ka shumë raste që prindërit paraqiten në farmaci duke i “vetëmjekuar”, mirëpo duhet të marrin parasysh që në këto raste mund të ndodhin komplikacione të ndryshme, që megjithëse nuk kanë rrezikshmëri për jetën, ndikojnë në uljen e dëgjimit, i rikthyeshëm normalisht.
Çfarë duhet të kemi parasysh për t’i shmangur këto komplikacione?
Të evitohet sa më shumë futja e ujit në vesh, veçanërisht për ato fëmijë që kanë prirje për infeksione të veshit ose probleme të membranës së dëgjimit. Kështu që të lahen me kujdes, të mbyllin veshët, të përdorin kapuçët e notit dhe tapat e veshëve sa herë që futen në ujë.
Këshilla?
Kujdes, shmangni sa më shumë ujërat e ndotura në plazh dhe pishina, dhe në rastin më të parë që ndjeni shqetësime, paraqituni tek mjeku./balkanweb/

Continue Reading

Previous: Ne pranga 27-vjecari, perdorte eksploziv per gjueti
Next: Alarmi, 5 persona ne Shqiperia infektohen me semundjen e rende antraks

TË FUNDIT

Apeli detyron Prokurorinë të nisë hetimet, publikimi i të dhënave për spiunin I.M., Ilir Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve
  • News

Apeli detyron Prokurorinë të nisë hetimet, publikimi i të dhënave për spiunin I.M., Ilir Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve

5 days ago
“Bashkë fitojmë” ankimon vendimin e KAS-it të KQZ- së, kërkon emrin e Berishës në fletën e votimit, jo Metën…
  • News

“Bashkë fitojmë” ankimon vendimin e KAS-it të KQZ- së, kërkon emrin e Berishës në fletën e votimit, jo Metën…

2 months ago
“S’ ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas”, zgjedhjet në Vau- Dejës, reagon ashpër kandidatja e PD- së pas vizitës së Berishës…
  • News

“S’ ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas”, zgjedhjet në Vau- Dejës, reagon ashpër kandidatja e PD- së pas vizitës së Berishës…

2 months ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania
  • “Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • “Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • VIDEO – Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, bllokohen 5 varka, gjoba nga 10 mijë lekë për secilën

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania
  • Kryesore

FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania

34 mins ago
“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Art-Kult

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…

2 hours ago
Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

3 hours ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.