Per SHKODREN dhe SHKODRANET 19 gushti do mbese ne kujtese si nje ngjarje e trishte, si nje dite e zeze,qe rikthen, nepermjet d.hunes, pushtimin e institucioneve te ligjshme demokratike, me antiligjshmerine e pakices se 8%-shit.
Per SHKODRANET, natyrshem perkufizohet: Rikthim i diktatures.
Me 19 gusht karta e automomise lokale u v.arros nga dhuna shteterore e “rilindjes se diktatures se re”, duke legjitimuar ne menyre ilegjitime parlamentin e pakices ne “bunkerin” e rrethuar nga policia, e cila veproi ne kundershtim te ligjit per nje mbledhje qe duhej te ishte e hapur per qytetaret e shumices qe me te drejte protestonin ne mbrojtje te ligjshmerise.
SHKODRANET, qe perbejne 92%, sot me te drejte pyesin:
– kush do vendose si te shperndahen taksat e tyre
– si do vendoset per prioritetet dhe strategjite e zhvillimit te qytetit
– kush do vendose per politikat infrastrukturore, arsimore, sociale, kulturore, sportive, te marredhenieve me jashte etj.,etj..
KUSH??!!
…Fatkeqesisht si ne Korene e Veriut.
…Fatkeqesisht pakica e 8%-shit e “diktatures se re”.
Tragjikomedia vazhdon….e me te drejte SHKODRANET pyesin: Po ku eshte institucioni i kryetarit!?
Por 19 gushti vertetoi se kryetare nuk ka, pasi ligji i dekriminalizimit e kishte deklaruar te kriminalizuar. Kjo eshte dhurata qe “rilindja e diktatures se re” kishte planifikuar per SHKODRANET e shumices, si trashegimtare te vertete te vlerave kulturore dhe demokratike te nje populli te shtypur, por asnjehere te nenshtruar nga diktatura.
Prandaj SHKODRA mbeti e tille. Ajo gjithmone neveriti diktatoret dhe diktaturat dhe gjithmone vleresoi dhe mbrojti bijte e saj. SHKODRA nuk gjunjezohet, nuk pushtohet KURRE!!! /Postuar në faqen zyrtare të ish- deputetit të PD-së Lorenc LUKA/