Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

U zhduk pa lënë gjurmë sapo erdhi në Rinas nga SHBA- ja, gjendet pas 5 muajve mjeku 32 vjeçar…

ShkodraWeb 17 November, 2021
Jetmir Shehu mjeku zhdukur 1

Gjendet pas 5 muajve mjeku, Jetmir Shehu i zhdukur në Rinas. Pa Gjurme ka sjellë plot emocione mesditën e kësaj të marte, duke ribashkuar 32-vjeçarin me familjen e tij.

Jetmir Shehu me banim në SHBA, kishte udhëtuar drejt Shqiperisë qershorin e këtij viti dhe kishte humbur çdo kontakt me familjen. Fal informacioneve të mbërritura në Repor Tv u lokalizua menjëherë vendodhja e tij dhe u realizua takimi mes familjarëve, emocione që u percollën nga moderatorja e programit, Odeta Dume.

Falë publikimit të rastit në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV ku mbërritën live me dhjetra telefonata, njëra prej tyre lokalizoi ekzaktësisht vendndodhjen e të riut. Babai i 32-vjeçarit foli live nga studio me dëshmitarin në telefon, ndërsa stafi i programit u nis menjëherë në terren bashkë me familjarët në vendqëndrimin e autobusëve dhe furgonave në Terminalin e Kamzës, aty ku i riu u gjet.

Në mes të errësirës, në një zonë gjysëm të ndriçuar, ndërsa ora shënonte 17:43, pak sekonda ndanin përballjen e prindërve me shfaqjen e portretit të djalit për të cilin kishte folur dëshmitari. Kur nëna e njohu menjëherë të birin, emocione të forta përjetuan të gjithë, kur me lot gëzimi ajo i dha një përqafim plot mall.

Jetmiri shtangu, sapo pa familjarët dhe reagimi ndaj tyre ishte i akullt. Nga një djalë i rritur në Amerikë prej 20 vitesh dhe i arsimuar në fushën e mjekësisë, për 5 muaj me radhë Jetmiri ishte strehuar në zonën e Kamzës në kryeqytet, në një godinë të braktisur. Me një pamje të ndryshuar dhe me mjekër gjendja e tij emocionale dukej e rënduar, ndërsa mbante veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një jelek. Fjalëpak dhe i habitur, në intervistën që dha për gazetaren e ’Pa gjurmë’ Xhilda Durishti, 32-vjeçari dukej thuajse i përhumbur.

Gazetarja: Jetmir quhesh ?

Jetmir Shehu: Po Jetmiri jam

Gazetarja: Po kërkoheshit në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’

Jetmir Shehu: Po

Gazetarja: Nuk keni pasur kontakt me familjarët ?

Jetmir Shehu: Po, korrekt

Gazetarja: Të kishte marë malli për familjarët t’i takoje ?

Jetmir Shehu: Jo. M’ka marr malli për gruan time të vërtetë

Babai i një vajze 3 vjeçe, Jetmir Shehu jetonte prej vitit 2000 në Chicago të Amerikës, bashkë me familjen e tij fitues të llotarisë Amerikane. Prej një viti ai ishte në prag divorci me bashkëshorten e tij, Besianën. Për shkak të pandemisë çështja mbeti pezull, ndërsa kjo ndarje edhe pse jo ende ligjërisht, u përjetua keq nga Jetmiri. Ai u kthye në shtëpinë e prindërve nga ku kaloi një situatë të vështirë depresioni. Ky ishte momenti, kur ai vendos të kthehet në Shqipëri dhe kur sistemi TIMS zbuloi se ai kishte hyrë më datë 19 qershor 2021, nga aeroporti i Rinasit. Familjarët kishin bërë denoncimin në policinë, madje i kishin dërguar edhe një kërkesë Ambasadës Amerikane në Tiranë por nuk kishin marrë asnjë informacion zyrtar. 24 orë pas gjetjes së të birit, babai i tij Gëzim Shehu u shpreh i lumtur, ndërsa tregoi për hezitimin që pati në fillim për t’ju drejtuar emisionit ‘Pa Gjurmë‘, i cili me gjetjen e të birit e bëri të ndryshonte mendim.

Fillimisht unë nuk pata besim tek ju, por e pashë punën që bënit. Nderi im do ishte të isha në emision, t’ju falenderoja të gjithëve ju. Por për momentin unë jam në Fier bashkë me djalin. Ju kërkoj ndjesë, pasi e kisha të pamundur të shkëputesha prej tij në këto momente. Ju jeni të mrekullueshëm, se problemin e ndiqni deri në fund. Shqiptarët janë të mrekullueshëm. Dua të falenderoj të gjithëve ju që dhatë kontributin në gjetjen e djalit tim.

Edhe pse e patën të vështirë, familjarët arritën ta bindnin për ta marrë me vete Jetmirin, pasi ky i fundit nuk pranonte për shkak të problemeve që kishte shfaqur. Të lumtur që më në fund arritëm të bashkonim këtë familje, emisioni ‘Pa Gjurmë’ vijon misionin e tij me të tjera histori prekëse.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: RAPORTI – Rriten shifrat e Covid- 19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, MSH publikon të dhënat
Artikull pasardhës: SENSIBILIZIM – Familja apelon për ndihmë, mjeshtri vlonjat i humorit në gjendje të rënduar…

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës… 10 February, 2026
  • Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale… 10 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.