Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh

U dënua me pushkatim për një plan për të vrarë Ramiz Alinë, KPA përjashton nga drejtësia gjyqtarin, s’ justifikoi 700 mln lekë pasuri

ShkodraWeb 2 months ago

Nga i dënuar me “Vdekje me Pushkatim” për atentat të pretenduar ndaj Ramiz Alisë, në kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe sot i shkarkuar me vendim të formës së prerë, për pasuri me burime të pajustifikuara. Kjo është historia e pazakontë e Skënder Halucit, ish kryetar i Gjykatës së Vlorës. Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e kishte dënuar me vdekje Halucin me akuzën se kishte qenë pjesë e një plani për t’i bërë atentat Ramiz Alisë, gjatë turit të vizitave që ai bëri në vitin 1983 në veri të vendit. Ka pretendime se Ramiz Aliaj ndërhyri duke i falur jetën Halucit, i cili u dënua me 25 vite burg. Por, vetë Haluci, duke mohuar implikimin e tij në atentatin e pretenduar, ka pohuar se ai i shpëtoi pushkatimit, pasi në atë kohë ishin pushkatuar 6-7 veta në Has dhe Tropojë, çka kishte krijuar pakënaqësi në popull.

Skënder Haluci u emërua gjyqtar në Gjykatën e Vlorës në vitin 2011 dhe në vitin 2014, u promovua si kryetar i kësaj gjykate. Më 5 mars 2020, Komisioni i Vetingut (shkalla e parë) vendosi shkarkimin e Halucit nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasuri me vlerë rreth 70 milionë lekë ose 700 milionë lekë të vjetra. Gjyqtari kundërshtoi konstatimet e Vetingut. “Në moshën 23-vjeçare jam dënuar me vdekje nga regjimi i kaluar, kjo është më keq. Po më ngarkoni atë që nuk e kam bërë”, tha Haluci.

Gjyqtari Skënder Haluci e ankimoi vendimin e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Me 27 tetor 2022, KPA la në fuqi vendimin e KPK-së, duke larguar përfundimisht Halucin nga drejtësia. Në vendimin e zbardhur ditët e fundit, rezulton se trupa gjykuese ka qenë e unifikuar për shkarkimin nga detyra të kryegjyqtarit të Vlorës. Trupi gjykues kryesohej nga Albana Shtylla, Sokol Çomo relator si dhe anëtare Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. KPA ka konfirmuar procedurën e ndjekur nga KPK-ja dhe përgjithësisht konkluzionet për pasurinë, që çuan në shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Haluci.

Sipas dy vendimeve, KPK-së dhe KPA-së, Skënder Haluci nuk justifikon pjesërisht me burime të ligjshme të ardhurash, pasuri si: Lokal që e ka shitur në vitin 2003, dyqan me vlerë 60 mijë USD, tokë arë 890 m2 blerë në 1999, shtëpi 3 kate ndërtuar pa leje mbi një sipërfaqe tokë arë 1.400 m2, ku sipas KPK-së, gjyqtari ka deklaruar vetëm tokën në vlerë deklaruar në vlerën 140.000 lekë. Sipas KPK-së, pasuria, toka dhe ndërtesa kanë një vlerë prej 37,945,600 lekë ose rreth 350 mijë USD, që është fshehur nga gjyqtari.

Gjithashtu, sipas organeve të Vetingut, Haluci nuk justifikon apartament 106 m2 në Tiranë, në emër të bashkëshortes, blerë me çmim favorizues 1,600,000 lekë, në vitin 2003, kur vlera reale është gati 3 herë më e lartë, si dhe apartament 65 m2 në Tiranë, blerë në vlerën 3,000,000 lekë, në vitin 2000,

Gjithashtu, Haluci nuk justifikon shkollimin e vajzës në SHBA për vitet për vitet 2012 – 2014, shuma të konsiderueshme cash, nuk justifikon ‘Mercedes Benz”, viti i prodhimit 2000, blerë për 400 000 lekë, makinë “Jaguar X TYPE”, viti i prodhimit 2004, blerë 450,000 lekë. Nuk ka deklaruar një makinë Benz të blerë në 2012 për 200 000 lekë dhe shitur në 2016 për 500 000 lekë.

Continue Reading

LAJM PARA: Futbolli shqiptar luhet në ditë të pazakontë, ja kur rikthehet Kupa e Shqipërisë…
LAJM PAS: FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…

TË FUNDIT

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanse që bartin ekosistemet pyjore…
  • Aktualitet

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanse që bartin ekosistemet pyjore…

4 mins ago
EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

48 mins ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

59 mins ago

TË FUNDIT

  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanse që bartin ekosistemet pyjore…
  • EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • BBVIP – Ylli i Kombëtares shqiptare mbështetës i Luizit, mesazhi i veçantë për “luanin” e shtëpisë…

TË FUNDIT

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanse që bartin ekosistemet pyjore…
  • Aktualitet

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanse që bartin ekosistemet pyjore…

4 mins ago
EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

48 mins ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

59 mins ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.