Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…

ShkodraWeb 31 January, 2023
rruga rrjoll shengjin bllokim punimesh 2023

Rruga Rjoll- Shengjin, ka qenë një nga projektet më të mirëpritura për zhvillimin e turizmit dhe ndërlidhjen e dy plazheve ndër më të frekuentuarat në Lezhë dhe në Shkodër.

Punimet nisën me vrull dhe me ritëm, duke përcaktuar edhe afate. Në fakt, ka disa muaj që punimet janë ndërprerë. Të paktën në pjesën që po punohen nga drejtimi i Rrjollit në Shengjin.

Situata duket qartë nga disa foto që ka shpërndarë në rrjete sociale Qamil Xhurreta, ish- kryetar i Komunës Berdicë. Nuk duket këmbë punëtori apo mjeti motorik, duke krijuar idenë se ka muaj që nuk punohet.

325592207_723684649335394_6520352729057454681_n
324876450_900042067785768_8744550738737384461_n
326030787_5888393164561158_6847791200010974015_n
326113611_3115321615434144_7588876257861592059_n
326684644_702778468192105_3651320171249865275_n
326131882_2553178604823058_4772770394556751174_n
326829537_1236549357240944_6893252031435339517_n
325899412_1219633758986058_3370922984874414788_n
326283349_705317667861921_7927338414296282926_n

“Duke patur parasysh rëndësinë e kësaj rruge, për të gjithë ata që zgjedhin për të vizituar dhe pushuar në plazhin e Velipojës por dhe lidhjen e një udhëtimi të shkurtër të banorëve të Velipojës me Lezhën dhe qytetet e tjera të Shqipërisë, përtej Lezhës, besuam dhe shpresuam se punimet e kësaj rruge do kishin avancuar edhe më shumë, por fatkeqësisht, punimet ishin pezulluar dhe “rruga” prej disa muajsh e bllokuar (shiko tabelën në foto) për shkak të problemeve të shumta që kanë shkaktuar hedhja poshtë e gurëve dhe inerteve të tjera; tregues këto, se projektimi i kësaj rruge (sipas mendimit tim) nuk ka pas një studim profesional të mirëmenduar.

326998323_1493150097755460_721242182374537391_n
327138798_551710066994340_6371463399756402331_n
326885798_907034030490684_410164227522465416_n
326923299_1124816568203289_1314750537507720637_n
326843420_1336131297148046_6600730376781335058_n
326985221_1259488451312335_3799982391276428177_n
326830349_535871544997373_6435694607001088253_n
327138195_898306674817726_5572760684878519761_n
327473306_3476808982538782_6835566122539894601_n

Ne ecëm pikërisht deri atje ku mundëm të shkonim pa u rrezikuar, gjë për të cilën flasin edhe vetë pamjet që ne morëm përmes fotove që bëmë; sigurisht për t’i ndarë edhe me miqtë tonë të interesuar.”, shkruan ish- kryekomunari Xhurreta. Nuk është çudi që në prag të kësaj fushate zgjedhore, të nisin punimet. Të paktën për disa javë.

Distanca nga Shëngjini në Velipojë është 66.3 km dhe për ta përshkuar në kushtet që rruga ka sot, duhet rreth 1 orë e 30 minuta. Me me projektin e ri, distanca shkurtohet në 15 km dhe përshkimi i saj llogaritet të jetë jo më shumë se 20 minuta. Aksin që duhet të lidhte dy zonat turistike veriore kishte një kosto prej 3.8 miliardë lekë.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/01/SnapSave.io-Rruga-e-Re-Shengjin-Velipoje.mp4
ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: U dënua me pushkatim për një plan për të vrarë Ramiz Alinë, KPA përjashton nga drejtësia gjyqtarin, s’ justifikoi 700 mln lekë pasuri
Artikull pas: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit…. 21 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër 21 May, 2025
  • EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK 21 May, 2025
  • Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji… 21 May, 2025
  • “Përgjegjësi që e mbaj unë personalisht”, rezultati i dobët me 11 maj 2025, Dashamir Shehi jep dorëheqjen 21 May, 2025
  • DOKUMENTI – “Të mos certifikohet rezultati i votave të Diasporës”, PD kërkesë urgjente në KQZ… 21 May, 2025
  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025
kuvendi i shqiperise 2024
  • Aktualitet

Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.