
Kupa e Shqipërisë do luajë fazën e 1/8. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur se ndeshjet do zhvillohen të enjte dhe të premte këtë javë, përkatësisht në datat 2 dhe 3 shkurt.
Spostimi i ndeshjeve të enjte dhe të premte ka bërë që kampionati për javën pasardhëse të luhet fillimjavën tjetër, me Kupën që luhet në ditë të pazakontë. Të enjte në 13:00 zhvillohen pesë ndeshje, teksa spikat Partizani – Korabi apo Kukësi – Apolonia. Të premte po në 13:00 zhvillohen Vllaznia – Bylis dhe Teuta – Erzeni.
Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë:
E enjte, 13:00
Egnatia – Skënderbeu
Kastrioti – Dinamo
Tirana – Lushnja
Kukësi – Apolonia
Laçi – Tomori
Partizani – Korabi
E premte, 13:00
Vllaznia – Bylis
Teuta – Erzeni