Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka liruar nga qelia ish-drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika, ndaj të cilit u caktua masa “arrest shtëpie”.
Drejtori i burgut te Reçit dyshohej se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyre fiktive kartelat e karburantit.
Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përben rrezikshmëri për ikjen nga vendi.
Hetimi ndaj drejtorit te burgut te Reçit do vijoje ne kushtet e arrestit te shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e Shkalles se Pare ne Shkodër Izabela Radovani.