Ndeshja Vllaznia- Skenderbeu në “Loro Boriçi”, klubi kuqeblu njofton nisjen e shitjes së biletave për tifozët…

Vllaznia do te luaje per te dyten jave rresht sipas kalendarit perseri ne stadiumin e saj dhe per kete arsye, te shtunen ne oren 16.45 do te prese ne “Loro Boriçi” ekipin e Skenderbeut te Korçes.

Per kete te fundit thuajse ky takim nuk vlen asgje ngaqe tashme pothuajse eshte i rene nga kategoria, por per Vllaznine vlen shume sepse eshte ne gare per te siguruar nje vend qe e çon ate ne Kupat e Europes permes kampionatit.


Per kete arsye, drejtuesit e klubit shkodran kane vendosur qe edhe per sfiden ndaj korçareve ne tre prej tribunave te stadiumit te kete çmime te lira biletash, konkretisht 100 dhe 200 leke.

Kjo behet e ditur permes njoftimit te shperndare ne faqen zyrtare te klubit. Shitja e biletave do te nise diten e neserme dhe sporteli do te jete i hapur deri ne fund te ndeshjes me Skenderbeun qe do te startoje ne oren 16.45 te se shtunes.

Ja çfare shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran per kete çeshtje:

NJOFTIM

Duke filluar nga nesër, nis shitja e biletave të ndeshjes së javës të 31-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia- Skënderbeu që do të luhet të shtunën në ora 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini në sportelet pranë stadiumit.
Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!