Ndërron jetë në moshën 54- vjeçare Mino Raiola, menaxheri i yjeve të futbollit botëror…

Një lajm tragjik ka tronditur botën e futbollit! Menaxheri i yjeve, Mino Raiola ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.

Agjenti italian nga raportimet e mediave mësohet të ketë ndërruar jetë për shkak të disa komplikacioneve lidhur me një sëmundje që kishte prej kohësh.


Më 12 janar, ai ishte shtruar në spital dhe ishte operuar në spitalin “San Raffaele” në Milano për një sëmundje të mushkërive që nuk lidhej me Covid.

I aftë dhe brilant, Mino Raiola është një nga menaxherët më me ndikim në botën e futbollit. Ai lindi në Nocera Inferiore, në provincën e Salerno-s, më 4 nëntor 1967.

Familja e tij emigroi më pak se një vit më vonë në Haarlem, në Holandë, ku babai i tij hap me sukses një restorant, në të cilin i riu Mino u punësua si kamarier.