
Detaje të reja janë zbuluar nga sherri mes dy vëllezërve në Durrës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Mësohet se vëllai i madh, Bernard Oruci, kishte vendosur alarmin e telefonit për tu zgjuar nga gjumi për të ngrënë syfyr.
Por vëllai i tij më i vogël Egzoni, 20-vjeç, është acaruar nga zhurma dhe ka qëlluar me thikë 27-vjeçarin duke e plagosur rëndë.
Bernard Oruci u dërgua në spital, ku sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Egzoni u arrestua nga policia për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Informohet se dy vëllezërit ishin nga Kukësi por jetonin bashkë në një shtëpi me qira në zonën e Pazhit në lagjen numër 13 të qytetit të Durrësit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!