Dom Gjergj Meta, Ipeshkëv i Dioqezës së Rreshenit, ka reaguar ashpër sot për dhûnën e ushtuar nga policia kundër qytetarëve që protestuan në sheshin “Skënderbej”. Në një reagim në mediat sociale, Gjergj Meta shkruan se ajo që ndodhi sot është jë turp për policinë.
Ai shton se ata qytetarë që u dhûnûan, nuk ishin as krîmînel, e as evazor fiskal, por janë qytetarë që janë zemërim brenda vetes e nuk mund të dënohen.
POSTIMI I PLOTË
TURP PËR POLICINË! TURP! Njerëzit e ndaluar në protestë sot janë qytetarë të këtij vendi. Nuk janë as krîmînelë, as evazorë fiskalë, as trafikantë drôge, as përfitues tenderash. Kanë zemërim brenda vetes që gjithsesi nuk dënohet me ndalim nga policia.
Policia është në shërbim të popullit dhe duhet të jetë aty ku e “thërret” krîmi, vrâsja, evazioni fiskal, oligarkët që nënpaguajnë punëtorët dhe jo para teatrit apo në shesh për të arrestuar aktivistët të zemëruar. Turp ti vijë kush i urdhëron të arrestojnë njerëz të zemëruar. Turp!