Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme (14 nëntor). Mësohet se aksidenti ndodhi në superstradën Lëzhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Rrilës.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lëzhës.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.