Ardit Çylybyli nga dita e djeshme, eshte emeruar nenkryetar i Bashkise se Shkodres. Ai eshte emruar ne kete pozicion te rendesishem nga kryetarja e Bashkise se Shkodres Voltana Ademi. Diten e sotme, ka qene vete Çylybyli qe ka reaguar duke shperndare ne Facebook mesazhin qe mund ta lexoni me poshte:
Faleminderit! Qe nga dita e djeshme, siç eshte bere publike dhe ne media, mbaj rolin e nenkryetarit te Bashkise Shkoder, vendim ky i kryetares se Bashkise Shkoder qe patjeter eshte nje motivim per mua dhe brezin tim.
Partine Demokratike e kam zgjedhur si forca politike e cila ka qene perhere ne krye te ndryshimeve te medha dhe sinonim ka pasur zhvillimin.
Punen dhe aktivitetin tim qe e kam filluar nga pozicionet me te thjeshta e deri me sot qe me besohet kjo detyre jam munduar ta bej gjithmone me devotshmeri dhe seriozitet.
Se pari, falenderoj te gjithe demokratet shkodrane duke filluar qe nga rradhet e Forumit Rinor ne te cilin kam filluar rrugetimin tim e pastaj dhe me zonjat e zoterinjte e lagjes numer 2 te cilet perfaqesoj.
Se dyti, falenderim te perzemert kam dhe per te gjithe bashkepunetoret e mi nder vite te cilet me kane bere te jem ky qe jam sot.
Familja mban nje rol kryesor ne te gjithe rrugetimin tone prandaj nuk mungon asnjehere mirenjohja kundrejt tyre.
Angazhimi i ri eshte nje sfide, qe me besimin te zoti dhe vullnetin per te ndihmuar ne zhvillimin e qytetit tone do e bej me sukses.
Perzemersisht,
Arditi