Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Opinione

Transformimi i thellë i PS-së në 27 vite: Nga parti e “vegjëlisë”, në partinë e pasanikëve të Shqipërisë

ShkodraWeb 5 years ago
1

Në 1991- in mund të mendohej se Edi Rama mund të ishte në krye të PD-së pas 27 viteve, por kurrsesi në krye të PS-së që u lind, më saktë u rilind nga PPSH-ja me një ndërrim të thjeshtë emri. Nuk besoj se shndërrimi ka qënë i rastësishëm në atë vit për vazhdim i traditës ku nga PKSH kaloi në PPSH dhe në 1991-in në PSSH. Vazhdimësia u ruajt me fanatizëm nga 1941, pa u përmendur “shkrirje” apo rithemelim por thjeshtë ndryshim emri.
E ndërsa PS po ngrihej mbi parimet e Marksit si vazhduese direkte edhe juridikisht e PPSH-së, Edi Rama ishte në përpjekjet e fundit për tu bërë pjesë e PD-së. Pikërisht në atë kohë, mbase pikërisht se ishte ekstremist edhe ndaj babit të tij antar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Rama mbeti jashtë PD-së.
Në 1998-ën Rama nisi afrimin me PS-në, falë ftesës së ish- kryeministrit Nano, të cilit pas 7 viteve i mori partinë. Natyrisht, pas dorëheqjes së Fatos Nanos pasi e mbajti 8 vite në pushtet PS-në.
Epoka 14- vjeçare e drejtimit të PS-së nga Nano, kishte imazhin e një partie politike në mbeshtetje e shërbim të shtresave në nevojë. I vetmi që mbase prishte pak “biografinë” ishte Ilir Meta, i cili mund të rreshtohej ndër të kamurit e vendit, duke qënë në poste të rëndësishme politike në PS e më vonë edhe si kryeministër i vendit. Pikërisht kësaj periudhë i përkasin edhe Muci- Baci- Caci që po pasuroheshin, por asnjëherë sa Ilir Meta. Ishte koha kur PS-ja përbetohej për të varfrit dhe mund të besoj akoma si përfaqësuese e tyre. Kjo, pavarësisht prirjeve liberale të Nanos.
2005-a shënoi transformimin e thellë të PS-së. Fillimisht shkoi drejt shuarjes fryma liberale dhe e debatit në parti. Por ajo që shënjoi këtë transformim, ishte hapja “katër kapakësh” e partisë ndaj milionerëve më të të mëdhenj të vendit. Nga ai vit, përherë e më pak PS konsiderohej “parti e të varfërve” apo e vegjelisë dhe përherë e më shumë, parti e pasanikëve. Pavarësisht se më e kamufluar, përzgjedhja e pasanikëve në listat e sigurta të PS-së vijoi edhe në 2009, 2013 dhe 2017. Sot mund të thuhet pa frikë se PS ka ikur totalisht nga boshti i saj ideologjik, parimet si përfaqësues të shtresave më në nevojë. Madje në shumë raste, është pozicionuar edhe më djathtas se PD-ja, teorikisht parti e qendrës së djathtë.
Ai që nuk ka ndryshuar, duket se është “komandanti”, lideri i vertetë historik i PS-së që nga transformimi përmes emrit nga PPSH në 1991: Gramoz Ruçi. Ai është aty nga 1991, sigurisht edhe me herët si pjesë e PPSH-së. Madje, duket se është aty edhe nga 1941-i, kur u themelua kjo forcë si Partia Komuniste e Shqipërisë.
Pavarësisht kryetarëve dhe drejtuesve që kanë ikur e ardhur, Ruçi vazhdon të jetë aty si simbol i unitetit të para 1991 dhe pas këtij viti. Sot madje, mund të krenohet si i vetmi antar i kryesisë së parë të PS-së së dalë nga kongresi i 10- të i PPSH-së që është edhe i pari i PS, akoma në politikën e lartë në vend. Po ashtu, Rama pritet të “spostojë” Fatos Nanon nga posti honorifik i “kryetarit historik”. Teorikisht, deri në 2021 ai do të jetë kryetar i PS-së, duke arritur në 16 vite lidershipin e tij nga 14 që e kishte Fatos Nano. /Shënim i ShkodraWeb/

Continue Reading

LAJM PARA: “Hapja e negociatave do te ishte lajmi më i keq per kryeministrin dhe skenarin pro-Lindje…”
LAJM PAS: TEATRI KOMBËTAR/ Moderatori i njohur Arian Çani tregon se si mund të mbrohet nga shembja…

TË FUNDIT

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!
  • Kryesore

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!

2 days ago
“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • Kryesore

“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar

4 days ago
NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….
  • Kryesore

NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….

4 days ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • “21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
  • Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

1 hour ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

2 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

4 hours ago
PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • Kryesore

PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.