Një ngjarjë e rëndë ka ndodhur në SHBA ditën e sotme ku 5 fëmijë dhe nëna e tyre e re humbën tragjikisht jetën në një zjarr masiv të rënë në një motel, në Michigan.
Në momentin e zjarrit të paktën 27 dhoma të motelit që ndodhet pranë liqenit Michigan ishin të zëna. Nga ngjarja mbetën të plagosur disa persona. Autoritetet thanë se kur mbërritën në motelin në këtë zonë, flakët ishin përhapur në të gjithë vendin.
Policia e identifikoi viktimën si 26-vjeçaren Kierra Samuel. 5 fëmijët e saj që humbën jetën ishin të moshës 2 deri në 10 vjeç. Një prej klientëve tha se besonte që zjarri mund të kishte nisur në dhomën e tij