Përveç Lezhës ku u zbulua skandali i tjetërsimit të pronave hetimet vijojnë edhe në katër bashki të tjera të vendit. Mësohet se po kryhen hetime edhe në bashkitë Himarë, Vlorë, Fier dhe në Velipojë, pasi dyshohet se ka tjetërsime të pronave përmes falsifikimit.
“Ne kemi zbuluar disa raste, Spilleja dhe Lezha janë dy dosje, por janë edhe në katër bashki të tjerë, në Himarë, zonën e Orikumit në Vlorë, që ka abuzime të mëdha me pronat, por edhe te pylli i Sodës, në Fier pranë plazhit të Semanit, ku persona kanë marrë hapësira shumë të mëdha toke përmes falsifikimit, por edhe në bashkinë e Velipojës. Në të katër këto bashki po kryhen hetime nga prokuroria, në momentin që ka prova futet në lojë edhe policia” deklarojnë burime mediatike. Edhe në bashkitë që po hetohet dyshohet se është përdorur e njëjta skemë për tjetërsimin e pronave si në Spielle dhe në Lezhë.