Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

VIDEO/ Bashkia e Shkodrës nxjerr gënjeshtar Shemsi Prençin: E mori në dorë kërkesën për emergjencën civile

ShkodraWeb 16 March, 2018
prenciAdemiEmergjencat

Bashkia e Shkodrës e ndjen për detyrë të informojë opinionin publik, veçanarisht banorët në zonat e përmbytura në territorin e saj sa më poshtë:

Në mbledhjen e datës 15 mars 2018 të Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut, z. Shemsi Prençi është shprehur se nuk ka marrë asnjë kërkesë dorazi nga Bashkia e Shkodrës për shpalljen e emergjencës civile në zonat e përmbytura nga shkarkimet e HEC-eve në disa njësi administrative.

Në mbledhjen e datës 16 mars 2018, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi e ka informuar përmes dokumenteve z. Prençi që shkresa e nisur nga Bashkia e Shkodrës ka mbrritur në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë përmes postës me datë 13 mars 2018, pasi është nisur nga Shkodra me protokoll me datë 9 mars 2018.

Në të njëjtën mbledhje, zj. Ademi i ka kujtuar z, Prençi që një shkresë e protokolluar, siç e kishte kërkuar ai një ditë më parë, i është dorëzuar personalisht në mbledhjen e datës 9 mars 2018. Dorëzimi i shkresës nga zj. Ademi fatmirësisht është dokumentuar edhe nga mediat. Madje z. Prençi edhe e ka shfletuar atë gjatë mbledhjes.

Na vjen keq ta pohojmë, por mbase nga ngarkesa e punës së tij në terrenin e përmbytjeve, z. Shemsi Prençi- drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile të Republikës, ka thënë një të pavërtetë ne prani të antarëve të Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, natyrisht edhe në prani të mediave.

Më poshtë gjeni linkun e plotë të videos qe dokumenton sa më sipër themi si dhe dy foto të shkëputura nga ai filmim, ku z. Prençi jo vetëm merr shkresën dorazi nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, por edhe e shfleton atë personalisht. /Sqarim për mediat e Bashkisë së Shkodrës/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Arrestimet në Lezhë, reagon nënkryetarja e Bashkisë: Politikisht, kryeministri kriminel, do ta marrin përgjigjen…
Artikull pas: Angeline Jolie harron Brad Pitt, në krah të saj është tashmë aktori 33- vjeçar…

TË FUNDIT

moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
final-4-per-vajza
  • Aktualitet

“Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë

ShkodraWeb 14 May, 2025

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.