Tjeter rekord te zi ka shenuar koronavirusi ne Shtetet e Bashkuara ne 24 oret e fundit. Sipas te dhenave te publikuara nga Universiteti Johns Hopkins. qe i referohen mediat e huaja, brenda 24 orësh ne SHBA eshte shenuar nje numer i madh jetësh të humbura.
Sipas Universitetit Johns Hopkins ne 24 oret e fundit, jane regjistruar 2.569 jetë të humbura, duke e çuar numrin e përgjithshëm në SH.B.A. në 28,326 – më i lartë se çdo vend tjeter. Numer i larte eshte edhe ai i publikuar per personat e infektuar me koron avirus.
Sipas te dhenave, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë për koronavirus 30172 persona, duke e çuar në 644.348 numrin e përgjithshëm të të prekurve.