Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Tipar i sindromës së princit ose princeshës së vogël…”, mbylli sytë e Kurtit me duar, psokologia e njohur analizon Ramën

ShkodraWeb 14 October, 2022
jeta toçila dedja rama kurti 2022

Pashë një video ku Edi Rama i qaset pas kurrizit Albin Kurtit dhe i mbyll sytë me duar. Pa zë i tha: “E gjen dot kush jam? Tra la la la”. Kjo sjellje shfaqet si tipar i sindromës së princit ose princeshës së vogël.

Gjendet edhe me emra të tjerë, këtu mund ta quajmë edhe “sulltanuci” por thelbin e kanë të përbashkët; Burra e gra të rritur që sillen si fëmijë. Nuk po them që kryeministri vuan nga kjo sindromë. Thjesht po i shtoj edhe këtë profilit të tij kolorit.

Sulltanuci është në kontakt me një figurë mëmësore ose atërore pothuajse çdo ditë. Nuk ka nevojë që kjo figurë të jetë më i madh ose më me përvojë, e rëndësishme është që sulltanuci të ketë një bazë të sigurt për t’u shfryrë. Kush mund ta luajë këtë rol për Edin?

Sulltanuci i shpreh emocionet si një fëmijë që nuk ka mësuar ende rregullimin.

Sulltanuci sillet me gratë bazuar në mendësinë se gratë janë aty që t’i shërbejnë atij.

Sulltanuci nuk mund të mbajë një marrëdhënie të qëndrueshme. Ish-partnerët përfundojnë ose armiq ose shokë/shoqe të lojës.

Sulltanuci e ka tmerr përkushtimin jo vetëm në familje, por kudo. Duket sikur i ka zënë rrota bishtin dhe hedh vickla duke bërë të tjerët t’i shërbejnë.

Sulltanuci ka pak, nëse ka, miq të ngushtë. “Miqtë” e tij përbëhen kryesisht nga figura që përmenda lart dhe rastësorët që ai takon kur del për të “luajtur”.

Sulltanuci është shpesh pasiv-agresiv, fyen, shfaq kokëfortësi pa arsye, arrogancë të neveritshme.

Sulltanuci thyen rregulla dhe zor se shfaq ndjenja faji. Nëse diçka shkon keq, të tjerët janë fajtorët, kurrë ai. Etj, etj… /Nga Jeta TOÇILA DEDJA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA DOM GJERGJ META – Një ngjarje e trishtë dhe tronditëse në Klos…
Artikull pasardhës: FOTOLAJM – Lulzim Basha “kapërcen” Atlantikun, shfaqet në Uashington me presidenten e BERZH…

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.