Skip to content
21 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA DOM GJERGJ META – Një ngjarje e trishtë dhe tronditëse në Klos…

ShkodraWeb 14 October, 2022
dom gjergj meta vrasjet klos 2022

Ngjarja e këtyre ditëve në Klos të rrethit të Matit, që pati si rezultat vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, ishte vërtet tronditëse. Në ato zona, ngjarja e fundit e tillë, ka ndodhur rreth para katër vitesh, kur u vranë tre punëtorë të Bashkisë Mat në fshatin Shlli për motive krejtësisht të dobëta. Zona është e njohur për njerëz fisnikë dhe që punojnë edhe pse me shumë halle, si një pjesë e mirë e kësaj zone verilindore të Shqipërisë, ku unë jam edhe ipeshkëv.

Kjo ngjarje nxjerr në pah problematika, që nuk mund të anashkalohen krejt lehtë.

Së pari nuk kemi të bëjmë me larje hesapesh, as me banda që kanë interesa të dyshimta financiare, as me kriminelë apo njerëz me precedentë penalë. Këta janë njerëz të jetës së përditshme të vendit tonë, që në mënyrën e tyre mundohen të punojnë, të jetojnë e të rrisin fëmijë me ato mundësi që kanë dhe mënyra që dinë. Në këtë rast krimi, pasi aty është kryer një krim, çau perden e brishtë të përditshmërisë së shqiptarëve dhe u ul këmbëkryq. Nëse do të kisha zgjedhur një gjuhë gjysmëreligjioze, do të thosha se djalli kësaj here fitoi duke ardhur nga pothuajse hiçi. Kjo tregon se normaliteti i jetës së shqiptarëve është shumë i brishtë.

E dyta është se ende ka shumë shqiptarë që nuk besojnë në zgjidhjen e konflikteve në rrugët ligjore. Ende nuk ka besim te ligji dhe te rendi i vendosur nga ligjvënësit e ligjzbatuesit. Rrugëtimi i gjatë dhe i mundimshëm i Reformës në drejtësi nuk mund të jetë vetëm për “peshqit e mëdhenj” apo i fokusuar vetëm te krimi i organizuar. Mbi të gjitha është një reformë e shoqërisë në mënyrë transversale. Drejtësia është virtyt qendror, do të thosha kardinal (shtyllor) i një shoqërie demokratike. Vetëgjyqësia është tregues i mungesës së ligjit ose i besimit në të. E kjo është një sfidë madhore për shoqërinë tonë, që ende nuk po përqafohet.

Së treti, ngjarje si kjo nxjerrin në pah faktin tragjik se armët nuk i kanë vetëm bandat kriminale me anë të të cilave “mbrojnë” veten apo eliminojnë kundërshtarët, por i kanë edhe njerëzit e thjeshtë. Nuk është hera e parë që armët dalin si “kërpudhat pas shiut”, edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ‘97-ta tragjike. Ndoshta duhet bërë një thirrje dhe një amnisti tjetër nga ana e Ministrisë së Rendit për dorëzimin e armëve e në këtë mënyrë do të reduktohej ndjeshëm mundësia e krimeve të tilla.

Së katërti, kjo ngjarje nxjerr ende në pah një mendësi të pazhvilluar rreth zgjidhjes së konflikteve. Mungesa e njerëzve të urtë që zgjidhin konfliktet, pasi në një shtet demokratik duket se instancat paraligjore nuk janë ligjore, ka lënë një boshllëk të madh, pasi ata që duhet të merren me zgjidhjen e konflikteve janë ende në konflikte të natyrave të tjera. Njerëzit e urtë të zgjidhjes së konflikteve duhet të jenë punonjësit e rendit. Shpesh, kur jam në biseda me policë e shefa Policie, flasim rreth një Policie komunitare, e cila nuhat konfliktin dhe vihet në shërbim, së pari të zgjidhjes së tij e më pas të ndëshkimit. Një pjesë e mirë e konflikteve, që më pas degjenerojnë në dhunë apo në vrasje, mund të jenë lehtësisht të zgjidhshëm nëpërmjet atyre njerëzve që kanë për detyrë të ruajnë rendin. Detyra e një njeriu të rendit nuk është vetëm të gjejë shkeljen, por edhe ta parandalojë atë, të këshillojë e të qortojë e të mos ketë dorën direkt e në bllokun e gjobave apo në shënimin e veprave penale. Jo se kjo e fundit nuk duhet bërë, por nuk është detyrë parësore e njerëzve të rendit.

Ka ende edhe një element në këtë ngjarje. Nga “investigimet” mediatike duket se shkak për përkeqësimin e situatës janë bërë edhe kërcënime të tipit virtual. Bota e internetit, në të cilën të rinjtë tanë, por jo vetëm ata, janë të zhytur këmbë e krye, me gjithë kinse mbrojtjet e kompanive të ndryshme të rrjeteve sociale, herë pas here kthehet në mollë sherri midis personave të kategorive dhe moshave të ndryshme. Një problem që nuk duket se ka një zgjidhje të menjëhershme, pasi virtualja është një jo-vend i frekuentuar nga të gjithë e si e tillë lë mundësi zhvillimesh të papëlqyera.

Ngjarja e ndodhur hapi disa plagë. Shoqëria shqiptare, sidomos e Klosit me rrethina, u gjakos edhe në ekzistencën e saj. Janë shumë ekuilibra që prishen, një Zot e di se sa. E kushedi kur këto plagë mbyllen, e nëse ndonjëherë mbyllen, pasi koha nuk është e vërtetë që shëron gjithmonë, por shpesh ajo transporton konfliktet. Unë nuk e di se sa pas ngjarjeve të tilla reflektohet si shoqëri. Në përgjithësi ndodh një shfryrje apo keqardhje e momentit, por nuk ka një vijimësi reflektimi në nivele të ndryshme të shoqërisë. Kemi tashmë shumë ngjarje të “arkivuara” nga memoria kolektive. Shumë prej tyre kanë tronditur thellë komunitetin e shqiptarëve e megjithatë janë harruar. Janë të pranishme vetëm në dosjet e hetuesve, të gazetarëve investigativë që i përdorin sipas momentit dhe sigurisht në jetën e familjeve që kanë qenë protagonistë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

Nevojitet një reflektim komunitar kapilar, i të gjithë faktorëve dhe aktorëve të shoqërisë. Përndryshe do të harrojmë edhe këtë herë menjëherë sa të mbarojnë të tretat, pikërisht kur po botohet edhe ky shkrim. Zoti na qoftë ndihmë! /Nga Dom Gjergj META/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Eni Koçi sjell në jetë vajzën e saj, emri i veçantë që ajo dhe Genc Prelvukaj zgjodhën për beben…
Artikull pasardhës: “Tipar i sindromës së princit ose princeshës së vogël…”, mbylli sytë e Kurtit me duar, psokologia e njohur analizon Ramën

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.