Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Thirrje Saimirit dhe Frontit Demokratik të Ish-Bllokut: Mos i prekni gazetarët….

ShkodraWeb 21 October, 2017
tahiriGazetaret

Nga Dritan Laçi

Nuk është hera e parë që inidividë apo grupe mitingashësh të frymëzuar nga skalionet e majta apo të djathta, kushdo qofshin, ndërsehen në mënyrë më harbute ndaj gazetarëve. Ajo që ndodhi sot në dyert e Kuvendit, kur gratë dhe burrat e Frontit Demokratik Nr.5 me qendër në ish-Bllok, fyen dhe kërcënuan me një fjalor tipik rrugësh gazetarët, në momentin që këta të fundit po kryenin punën e tyre në një komunikim mediatik me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, tregon se sa lehtë është e cënueshme puna e medias në një vend si Shqipëria.

Kush i pa ato pamje dhe mosreagimin që pasoi nga ana e deputetit Saimir Tahiri, që jo vetëm nuk i vuri fre gojës por edhe shkoi i përqafoi militantët e tij pasi u nda me gazetarët, përpos shijes së keqe që të lë si akt, na tregon që pas 27 viteve politikanët shqiptare nuk rrojnë dot pa militantët. Militantë që siç thoshte ajo zonja nga Berati “Pa bukë të rrimë, vetëm ju mos u zini”. Që nuk kanë hallin se vendi i tyre, i fëmijëve, i nipërve dhe mbesave që rrisin është kapur nga mafia dhe droga, por dalin dhe fyejnë gazetarët me fjalor barbonësh, pse këta të fundit bëjnë detyrën e tyre.

Ndaj në këtë qëndrim, thirrja e parë i shkon deputetit Saimir Tahiri, të mbajë në kontroll organizatën bazë të Partisë të Ish-Blloku dhe të mos e ndërsejë ndaj gazetarëve, edhe kur pyetjet mund të mos u pëlqejnë. Thirrja e dytë u shkon grave dhe burrave të Frontit Demokratik Nr.5 në ish-Bllok. Koha kur damkosnin dhe ekzekutonit njerëz të pafajshëm në gjyqet popullore kolektive të lagjeve ka marrë fund njëherë e mirë. Ndaj, jo të guxoni, por as mos tju shkojë në mendje të fyeni apo të prekni gazetarët. Nuk janë ata që kanë kanabizuar Shqipërinë…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ceshtja “Tahiri” u politizua, prokuroria u kryqezua, fitoi politika perballe drejtesise…si gjithmone
Artikull pasardhës: Prova “sekrete” e Prokurorise: Mikesha police ka degjuar nga goja e Moisiut se Tahirin e ka kusheri

TË FUNDIT

orban magyar 2026

OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
nikolin gruri kisha prekal 2026

NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
gjergj leka bilbilat 2026

NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.